Formacionet zyrtare: Belgjikë - Rumani
Kombëtarja e Belgjikës sot zhvillon ndeshjen e radhës, ku përballet me liderin e grupit, Rumaninë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit E.
Djajtë e kuq befasuan kur u mposhtën në ndeshjen e parë nga Sllovakia, teksa tani kanë mundësinë të arrijnë te pikët e para në këtë Evropian, pasi janë e vetmja në grup pa asnjë pikë të grumbulluar.
Në anën tjetër, Rumania gjithashtu bëri befasi, pasi e mposhti me rezultat të thellë Ukrainën, ku askush nuk priste një rezultat të tillë.
Përballja e sotme që mbyll në tërësi xhiron e dytë në Evropian, zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin e Kolnit.
Kur ka mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Belgjika do të luajë me formacionin 3-4-3, ku Romelu Lukaku, fytyra tragjike e ndeshjes së kaluar e udhëheq sulmin.
Belgjika (3-4-3): Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen; Doku, Tielmans, Onana, Theate; De Bruyne, Lukaku dhe Lukebakio.
Në anën tjetër, Rumania ka vendosje tjetër në fushë, pra me sistemin me katër mbrojtës.
Rumania (4-1-4-1): Nita; Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu; M.Marin; Stanciu, R.Marin, Man, Mihaila; Dragus.
Gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë polaku Szymon Marciniak, i ndihmuar nga Listkiewicz dhe Kupsik. Gjyqtari i katërt është lituanezi Rumsas, ndërsa në VAR polaku Kwiatkowski.