Formacionet zyrtare: Ballkani – Ludogorets
Ballkani sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve me ndeshjen ndaj Ludogorets, që zhvillohet në stadium Fadil Vokrri.
Ludogorets është favorit në këtë ndeshje, në bazë të përvojës shumëvjeçare në kuadër të garave evropiane, ku arritja më e madhe është paraqitja në grupe të Ligës së Kampionëve, dy herë në histori të saj.
Formacionet zyrtare
Trajneri Ilir Daja ka vendosur që të startojë me formacion klasik 4-3-3, ku sulmin do ta udhëheqë Albion Rrahmani, që po kalon në momente jetësore.
Ballkani: Enea Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Emërllahu, Kuc (kapiten), Zyba; Korenica, Rrahmani dhe Gripshi.

Në anën tjetër, homologu Petev Bogdanov, do të luajë me të njëjtin formacion, pra 4-3-3.
Ludogorets: Padt; Heister, Russo, Pastun, Witry; Nonato, Gonçalves, Cafumana; Rocha, Tissera dhe Despodov.

Ndeshja e sotme fillon në ora 20:45, ndërsa ajo përcaktuese apo ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Bullgari.

