Formacionet zyrtare: Aston Villa - Lille, Edon Zhegrova nga minuta e parë
Skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, sot do ta zhvillojë takimin e parë të çerekfinales në kuadër të Ligës së Konferencës, me yllin kosovar që do të jetë nga minuta e parë në fushë.
Zhegrova po kalon formën më të mirë në karrierën e tij dhe tashmë është shndërruar në një lojtar kyç për skuadrën, me trajnerin Fonseca që çdo ditë e më shumë po i beson.
Lille do të përballet me Aston Villën në çerekfinalen e parë, që zhvillohet në Angli në Villa Park.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes.
Formacionet startuese
Trajneri i Aston Villës, Unai Emery, ka vendosur të luajë me formacion 4-3-3 dhe kështu duket rreshtimi i tij sot.
Aston Villa (4-3-3): Martinez; Konsa, Pau Torres, Carlos, Digne; McGinn, Luiz, Tielmans; Bailey, Watkins dhe Rogers.
Representing Aston Villa tonight! 👊 pic.twitter.com/zvuSQbRMRT
— Aston Villa (@AVFCOfficial) April 11, 2024
Në anën tjetër, homologu i tij, Paulo Fonseca është kundërpërgjigjur me 4-2-3-1.
Lille (4-2-3-1): Chavalier; Ismaily, Yoro, Diakite, Santos; Andre, Bentaleb; Edon Zhegrova, Heraldsson, Gudmunddsson; David.
11 guerriers pour débuter le premier acte, tout un groupe pour aller chercher cette qualification 🏆
— LOSC (@losclive) April 11, 2024
Voici la composition du LOSC face à Aston Villa 🫡#AVFCLOSC pic.twitter.com/ZgINkZvIqP
Takimi i sotëm fillon në orën 21:00, ndërsa takimi i kthimit në Francë zhvillohet pas një jave.