Formacionet zyrtare: Armenia - Kosova | Dardanët në krye me Fodën kërkojnë ta nisin rrugëtimin me fitore - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Armenia - Kosova | Dardanët në krye me Fodën kërkojnë ta nisin rrugëtimin me fitore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në krye me trajnerin e ri Franco Fodën, ku përballen me Armeninë në një miqësore në Yerevan.

Për Dardanët nuk është thjesht një miqësore, kjo u deklarua nga futbollistët dhe trajneri, që kërkojnë ta nisin rrugëtimin e ri në mënyrën më të mirë, prandaj formacioni startues i trajnerit të ri është shumë sulmues.

Formacionet zyrtare

Trajneri ukrainas i Armenisë, Oleksandr Petrakov, ka vendosur në fushë një skemë klasike 4-3-3.

Armenia: Buchnev; Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunian; Harutyunyan, Bichakhchyan, Spertsyan; Briasco, Zelarayan dhe Margaryan.

Në anën tjetër, Franco Foda është kundërpërgjigjur me formacion ofenzivë, duke preferuar të luajë me katër lojtarë përpara.

Kosova (4-2-3-1): Muric; Paqarada, Aliti, Dellova, Vojvoda; Loshaj, Valon Berisha; Rashica, Muslija, Zhegrova; Vedati Muriqi (Kapiten).

Befasia më e madhe në formacion është Amir Rrahmani që gjendet në bankën rezervë, ku dyshja Fidan Aliti e Lumbardh Dellova do të jenë në qendër të mbrojtjes, por kjo mund të jetë një evitim i rrezikit pasi ylli i Napolit ka pasur probleme muskulore në fillim të grumbullimit.

Përballja mes Armenisë dhe Kosovës zhvillohet në Stadiumin Republikan në Yerevan të Armenisë me fillim nga ora 17:00 (orë lokale të Kosovës).

Lajme të ngjashme