Formacionet zyrtare: Argjentinë – Kroaci - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Argjentinë – Kroaci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të gjysmëfinales së parë që do të luhet sonte me fillim në ora 20:00, asaj mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Si Argjentina, ashtu edhe Kroacia, me ngulm po kërkojnë që ta sigurojnë finalen në Botërorin e sivjem. Për argjentinasit do të ishte një cak që do të arritje pas tetë vitesh, kurse për kroatët do të ishte finalja e dytë radhazi.

Në këtë ndeshje përzgjedhësi Scaloni nuk ka bërë ndonjë ndryshim të theksuar në formacion. Njësoj edhe përzgjedhësi Dalic u ka besuar lojtarëve që i kanë sjellë rezultat deri më tani, duke eliminuar kombëtare të mëdha si Belgjika apo Brazili.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë edhe në një tjetër dimension, pasi dy kapitënet e kombëtareve respektive, Leo Messi dhe Luka Modric, pasi kjo do të jetë mundësia e fundit për të dytë që ta ngrisin lart trofeun më të dëshiruar për çdo lojtar, të cilin as njëri, e as tjetrit nuk e kanë fituar më parë.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, De Paul, Paredes, Enzo Fernández, Mac Allister, Messi, Álvarez.

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modric, Brozovic, Kovacic, Pasalic, Kramaric, Perisic.

Lajme të ngjashme