Formacionet zyrtare: AC Milan - Inter
AC Milan është nikoqir i Interit në derbin italian në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.
Trajnerët Stefano Pioli, respektivisht Simeone Inzaghi kanë publikuar 11-shet bazë për ndeshjen ndoshta më të rëndësishëm e sezonit.
AC Milan e nis me një formacion 4-2-3-1, ku fatkeqësisht për ta Rafael Leao mungon shkaku i lëndimit.
Formacioni i Milanit: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Bennacer, Diaz; Giroud.

Ndërkohë, te Interi i Inzaghit të gjithë yjet janë të gatshëm të japin 100 për qindëshin me shpresën për të arritur gjithnjë e më afër finales.
Formacioni i Interit: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Dimarco; Martinez, Dzeko.

Përballja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në "San Siro".