Formacionet e mundshme: Spanjë - Itali, 'Azzurri' nuk pritet të ndryshojë asgjë nga ndeshja me Shqipërinë - NACIONALE

Formacionet e mundshme: Spanjë - Itali, 'Azzurri' nuk pritet të ndryshojë asgjë nga ndeshja me Shqipërinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Spanjës do të takohen sot në kuadër të grupit B në xhiron e dytë, me një përballje që mund të jetë vendimtare për renditjen finale në këtë grup.

Përballja mes 'Furisë së Kuqe' dhe 'Azzurrit' fillon në 21:00 në stadiumin e Schalke 04 në qytetin Gelsenkirchen.

Italia me shumë vështirësi arriti të fitonte ndaj Shqipërisë në xhiron e parë, pasi erdhi nga një disavantazh i hershëm, për të arritur te tre pikët me dy yjet e Interit, Barella dhe Bastoni, që shënuan.

Në anën tjetër, Spanja pati një fillim të mirë. Fituan 3:0 ndaj Kroacisë, duke vendosur një këmbë në 1/8 e finales, me skuadrën e Luis de la Fuentes që u duk shumë dinamike dhe e paparashikueshme në fushë.

Italia nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim nga ndeshja e parë, ku ka të gjithë lojtarët e gatshëm, ndërsa Spanja mund të shpresojë në të gjithë, por së fundmi Alvaro Morata dhe Rodri kanë pasur shqetësimet e veta.

Formacionet e mundshme

Spain (4-3-3): Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Morata, Nico Williams.

Italy (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Lajme të ngjashme