Foden largohet nga kampi i Anglisë për arsye familjare - NACIONALE

Foden largohet nga kampi i Anglisë për arsye familjare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Phil Foden është larguar nga kampi i kombëtares së Anglisë pa u bërë ende 24 orë nga barazimi kundër Sllovenisë, që ishte ndeshja finale në grupin C.

Anglezi është rikthyer në shtëpi shkaku i arsyeve familjare, kështu së paku raporton Federata Angleze.

Foden ishte titullar në tre përballjet e Anglisë në fazën e grupeve, por që assesi s’arriti ta gjente golin, me “Tre Luanët” që kanë avancuar në fazën tjetër.

Sipas mediave britanike, Foden do të bëhet sërish baba andaj ka udhëtuar për të qenë pranë gruas së tij, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë gati për përballjen në 1/8 e finales së “Euro 2024”.

Anglia ende s’e ka mësuar kundërshtarin për fazën tjetër, por më shuëm gjasë do të përballet me Holandën.

Lajme të ngjashme