Foda: Të vazhdojmë përpara, të marrim këtë shpirt ekipi edhe në qershor - NACIONALE

Foda: Të vazhdojmë përpara, të marrim këtë shpirt ekipi edhe në qershor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Franco Foda është i lumtur me lojën e mbrëmshme të lojtarëve të Kosovës. Ai thotë se tani qëllimi është që ‘ky shpirt të shihet edhe ne qershor’.

Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Sot jam shumë, shumë krenar për ekipin Pas një disavantazhi, e kemi ndjekur lojën tonë që nga fillimi. Ishim shumë aktivë në të gjitha fazat e lojës. E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Tani kemi një grup të mirë prej 20-25 lojtarësh. Kishim shumë mungesa, por tashmë çdo lojtar mund të zëvendësohet dhe kjo e karakterizon ekipin tonë. Tani thjesht duhet të vazhdojmë përpara dhe të marrim këtë shpirt ekipi edhe në qershor”, thotë Foda.

Lajme të ngjashme