Foda bën dy ndryshime ndaj Hungarisë, formacionet zyrtare - NACIONALE

Foda bën dy ndryshime ndaj Hungarisë, formacionet zyrtare

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda e ka vendosur Donat Rrudhanin si mbrojtës të krahut të majtë, duke e zëvendësuar Leart Paqaradën e lënduar ndaj Hungarisë.

“Dardanët” do të kenë një përballje mjaftë të vështirë ndaj Hungarisë, kombëtare kjo që s’di për humbje që 13 ndeshje rresht.

Tashmë formacionet zyrtare janë publikuar, me Rrudhanin që është në krahun e majtë, Amir Rrahmani është kthyer titullar në vend të Lumbardh Dellovës derisa reparti ofansiv mbetet i njëjtë.

Përndryshe, në mesfushë ndodhen Idrizi që e ka zëvendësuar Loshajn, pranë Muslijës e Berishës.

Formacionet zyrtare:

Hungari: Dibusz; Lang, Szalai, Dardai; Bolla, Nagy, Styles, Z.Nagy; Gazdag, Szoboszlai; Adam

Kosovë (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Rrudhani; Idrizi, Berisha; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi.

Përballja do të nis me fillim nga ora 19:00.

Lajme të ngjashme