Florian Marku paralajmëron Kongon: Mënyra e vetme që të fitosh është nëse më nokauton - NACIONALE

Florian Marku paralajmëron Kongon: Mënyra e vetme që të fitosh është nëse më nokauton

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Boksieri shqiptar Florian Marku thotë se kundërshtari i tij Chris Kongo ka bërë një gabim të madh duke e nënvlerësuar dhe që mënyra e vetme që të humbasë është nëse nokautohet.

Marku do të rikthehet në ring në përballjen ndaj Kongos, boksier me të cilin kishte pasur një ‘incident’ para disa muajve.

Megjithatë, “Mbreti shqiptar” është i sigurt se do ta mposht britanikun sidomos pasi ky i fundit e ka nënvlerësuar.

Ai nuk më respektoj. Erdhi si të mos isha askush. Më pengoi prandaj edhe e shtyva. Atij i pëlqen të bullizoi njerëzit, por nëse ti e bullizon atë atëherë ndalet”.

Tani ai ka marrë atë që donte. Këtë e donte. Ai dëshironte që meçi të realizohet dhe tani do të bëhet. Do të shohim më 31 mars se kush do të pendohet”.

Marku ndër të tjera paralajmëroi: “Për të më mposhtur duhet të më nokautosh, sepse nuk dorëzohem. Nuk më intereson se çfarë sjellë. Do ta bëj punën time dhe ta plotësoj ëndrrën pavarësisht sa vështirë mund të bëhet”.

Ai më nënvlerëson, si gjithë të tjerët. Ndoshta që kam ardhur nga kickboks dhe nuk jam shumë me eksperiencë. Por, po harrojnë se jam ende i pamposhtur”.

Kur futen në ring e ndjejnë sa shumë e dua fitoren. Sa ndryshe jam. Tani është koha ta dëshmoj para tifozëve që s’jam këtu falë fatit”.

Lajme të ngjashme