Florentino Perez i dërgon letër Gavit pasi këputi ligamentin
Presidenti i Real Madridit Florentino Perez i ka dërguar një letër mesfushorit të Barcelonës Gavi duke i uruar shërim të shpejtë pasi këputi ligamentin e gjurit
Gavi u zëvendësua herët në fitoren 3:1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë, pasi lëndoi gjurin duke u larguar në fushë mes lotëve.
Pasi u kthye në klub, Barcelona bëri testimet duke konfirmoi se Gavi ka këputur ligamentin e krahut të djathtë, që nënkupton ta humbet tërë sezonin.
Sipas “ESPN”, presidenti i skuadrës madrilene i ka dërguar një letër në emër të klubit për t’i ofruar shërim sa më të shpejtë.
Aksionet e Perezit vijnë menjëherë pasi yjet e Madridit Dani Carvajal dhe Joselu i uruan shërim të shpejtë Gavit në rrjetet sociale.
Gavi zhvilloi 111 nga 121 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat që kur debutoi në vitin 2021, derisa zhvilloi edhe 27 paraqitje për kombëtaren e Spanjës.
Barcelona është duke tentuar ta mbrojë titullin e kampionit të Spanjës dhe shkuan në pushimin e nëntorit, me katër pikë prapa Gironas dhe dy larg Madridit.
Skuadra e Xavit rikthehet në “aksion” këtë të shtunë ndaj Rayo Vallecanos, para se të vazhdojnë kampanjën e Ligës së Kampionëve të martën ndaj Portos.