Florent Muslija i pandalshëm në Gjermani, i shënon edhe Hertha Berlinit
Mesfushori Florent Muslija është duke vazhduar me formën e mrekullueshme në Bundesliga II, ku i ka shënuar gol edhe Hertha Berlinit.
Kosovari realizoi në fillimin e pjesës së dytë pas një aksioni të bukur, por që Paderborn është duke humbur me rezultat 3:1.
Ishte Bilbija që e pa për mrekulli Muslijën të ‘harruar’ brenda zonës, ku me një goditje precize e dërgoi brenda rrjetës (47’).
Ndërkohë, për Muslijën ky ishte goli i gjashtë në Bundesliga II.