Flick thotë se La Liga është prioriteti i Barcelonës - NACIONALE

Flick thotë se La Liga është prioriteti i Barcelonës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick thotë se top prioriteti mbetet La Liga, derisa po përgatiten për t’u përballur me Atalantan të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle tashmë e ka siguruar një vend në 1/8 e finales, ngase fituan gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe janë vetëm tre pikë prapa liderit Liverpool.

Sidoqoftë, mbesin si pozitë e tretë në La Liga – plot shtatë pikë prapa Real Madridit, me Flick që konfirmoi se kampionati spanjoll mbetet prioriteti kryesor.

“Për mua, La Liga është gjëja më e rëndësishme që mund ta fitojmë dhe mund t’i inspirojmë të gjithë tërë sezonin”.

“Sigurisht, ka kompeticione tjera si Kupa e Mbretit ose Liga e Kampionëve, që janë të vështira për t’u fituar sepse ka shumë skuadra të mira që konkurrojnë”.

“Duam ta përfundojmë këtë fazë në vendin e dytë sepse është një situatë e mirë për hapat e radhës në këtë kompeticion”.

Flick ndërkohë shtoi se pret një sfidë të vështirë ndaj Atalantas, që është shumë e shpejtë në kundërzbritje.

“Është gjithnjë vështirë për të garuar me skuadrat italiane sepse mbrohen mirë”.

“Atalanta luan një me një në tërë fushën. Gjithnjë je nënpresion kur je në ndërtim dhe kur e fitojnë topin janë në gjendje për tranzacione shumë shpejtë. Luajnë me një kontakt, prandaj duhet të jemi gati”.

Lajme të ngjashme