Flick e merr përgjegjësinë pas humbjes nga Osasuna
Trajneri i Barcelonës Hansi Flick e ka marrë përgjegjësinë pas humbjes shokuese në udhëtim te Osasuna.
Barcelona pas shtatë fitoreve radhazi u demolua me rezultat 4:2 në udhëtim te Osasuna, skuadër kjo që e regjistroi fitoren e parë ndaj katalunasve që nga viti 2020.
"Duhet t'i pranojmë këto humbje. Ne nuk luajtëm shumë mirë. Mendoj se është përgjegjësia ime”.
"[Me ndryshimet] u përpoqa t'i mbroj lojtarët, sepse ata kanë luajtur shumë minuta. Por nuk e prisja që ne të luanim kështu.
"Ne bëmë shumë gabime dhe Osasuna bëri mirë. Edhe pse në golin e dytë mendoj se ka pasur një faull në fillim të aksionit, nuk jam plotësisht i sigurt sepse nuk kam mundur ta shoh akoma, por kjo është ajo që kam dëgjuar.
"Të shënosh katër gola kundër nesh është shumë, por i kam thënë skuadrës se duhet të vazhdojmë. Është një program i ngjeshur dhe ne jemi në rrugën e duhur”, deklaroi Flick për “Moviestar Plus”.
Barcelona do të rikthehet në “aksion” të martën si nikoqir i Young Boys në Ligën e Kampionëve, ku duhet me patjetër fitorja pasi humbën në ndeshjen e parë ndaj Monacos.