Flick e konfirmon mosftesën për Thomas Mullerin në dy ndeshjet e radhës
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, nuk do të jetë pjesë e listës së Gjermanisë për dy ndeshjet e radhës. Këta e ka konfirmuar trajneri i kombëtares, Hansi Flick.
Ylli i Bayern Munichut i cili ka 121 paraqitje për vendin e tij, ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë që u rrëzua në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022 në Katar. Megjithatë, 33-vjeçari nuk do të jetë i përfshirë në ekipin kombëtar për dy ndeshjet ardhshme ndërkombëtare pasi Flick dëshiron t'u japë më shumë shanse yjeve në rritje.

Ai për Kicker tha: "Kjo është diskutuar me të, unë dua t'u jap një shans lojtarëve më të rinj me ekipin kombëtar, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është në planet e mia për Kampionatin Evropian 2024".
Flick gjithashtu shtoi se Muller për të është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe nuk sheh arsye për t’ia mbyllur derën: "Pse duhet t'ia mbyll derën një lojtari të tillë përgjithmonë? Shikoni rëndësinë e tij aktuale për Bayernin. Ai është me të vërtetë i rëndësishëm, dhe unë jam shumë i lumtur për të."

Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës vitin e kaluar kur përfundoi e treta në Grupin E, pas Japonisë dhe Spanjës. Arsyeja për eliminimin sipas Flick janë edhe polemikat rreth shiritit OneLove, por ka edhe aspekte sportive.
"Ne punuam dhe analizuam intensivisht Kupën e Botës dhe ishim të ashpër me veten në proces," tha ai. "Nëse i mbledhim të gjitha, ne e meritonim të eliminoheshim. Dhe ka arsye sportive për këtë. Megjithatë, lojtarët për të cilët pjesëmarrja në një Kupë Bote është gjëja më e madhe, të paktën pjesërisht u nxitën edhe për tema të jashtme[aluduar në shiritin që përfaqëson komunitetin LGBTQI+]."

Djemtë e Flick luajnë ndeshjen e tyre të parë të vitit 2023, kur takohen me Perunë në një miqësore më 25 mars. Tre ditë më vonë, ata do të përballen me Belgjikën.

