Flick: Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Flick: Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick beson se këtë edicion mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Katalunasit e kanë nisur për mrekulli nën urdhrat e teknikut gjerman, duke marrë pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa të enjten ia bëjnë sefte në Ligën e Kampionëve ndaj Monacos.

Para ndeshjes, Flick deklaroi se Barcelona edhe mund ta fitojë tërë kompeticionin shkaku që është gati të luajë me klubet më të mëdha.

“Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.

“Klubet e mëdha si Barcelona dëshirojnë të fitojnë tituj dhe Liga e Kampionëve është kompeticioni më i mirë në botë”.

Jemi gati për t’u përballur me më të mirët”, deklaroi ai.

Tashmë janë bërë shumë vite që kur Barcelona nuk e ka fituar këtë kompeticion, pra që nga viti 2015, atëherë kur në sulmin e tyre ndodheshin treshja Neymar, Luis Suarez e Lionel Messi.

Arritja më e madhe në këto vitet e fundit ishte gjysmëfinalja, ku u mposhtën në një përmbysje të çmendur nga Liverpooli, derisa në dy vite dështuan edhe ta kalojnë fazën e grupeve.

Këtë herë, me formatin që ka ndryshuar – blaugranasit e nisin si mysafir i Monacos.

Lajme të ngjashme