Fituesi i Kupës së Botës: Mbappe duhet të përmirësohet nëse dëshiron ta ndjekë rrugën e Ronaldos
Kylian Mbappe mund ta ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos te Real Madridi në rast që punon më fortë, kështu së paku ka deklaruar mbrojtësi i Francës Vincent Candela.
Ish sulmuesi i PSG-së nuk është duke shkëlqyer që kur kaloi te “Los Blancos”, ku pavarësisht që ka realizuar tetë gola është kritikuar tejmase.
Candela, që ka qenë pjesë e skuadrës së Francës që fitoi Kupën e Botës më 1998 thotë se Mbappe duhet të përmirësohet.
“Ai duhet të punojë më fortë në Spanjë. Ai mund të rritet dhe të bëhet lojtar më i fortë”.
“Te Real Madridi, Mbappe është një lojtar mes të tjerëve, ndërsa te PSG ishte ikonë”.
“Shpresoj që Mbappe ta ndjek rrugëtimin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi, por është shumë herët për t’i krahasuar. Së pari i duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve, sepse portugezi e ka fituar tashmë disa herë”, deklaroi ai.
Mbappe paraqitjen më të dobët te Real Madridi padyshim e kishte në “El Clasico” kundër Barcelonës – ku u zu plot tetë herë në pozitë jashtë loje, sfidë të cilën madrilenët u turpëruan me rezultat 0:4 midis “Santiago Bernabeut”.