“Fitorja është në ADN-në tonë”, Allegri i lumtur pas titullit të Kupës së Italisë - NACIONALE

“Fitorja është në ADN-në tonë”, Allegri i lumtur pas titullit të Kupës së Italisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Massimiliano Allegri thotë se fitorja është në ADN-në e Juventusit, pas fitores ndaj Atalantas në kuadër të Kupës së Italisë.

Për “Zonjën e Vjetër” ky ishte trofeu i parë që nga koha kur Cristiano Ronaldo ishte në klub, ndërsa triumfuan ndaj Atalantas me rezultat minimal 1:0.

Juve ka nevojë vetëm për një fitore në dy ndeshjet e mbetura për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por Allegri beson se e ardhmja e tij është ende në dyshime.

Jemi të lumtur me djemtë, i sollën gëzim klubit, tifozëve dhe mua. Të fitosh s’është asnjëherë e lehtë, por është në ADN-në tonë”.

Nëse nuk do të jem sezonin tjetër, do ta lë një skuadër të fortë. Klubi do të marrë vendimet e veta”, deklaroi ai.

Juventus ka fituar gjashtë nga tetë finalet në Kupën e Italisë që kanë marrë pjesë, përfshirë dy ndaj Atalantas.

Përndryshe, tekniku italian pritet të largohet në verë dhe të zëvendësohet me Thiago Mottan, që bëri historinë te Bologna duke e siguruar Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme