Firmino zbulon se dëshira e tij është të qëndrojë te Liverpooli
Sulmuesi brazilian i Liverpoolit, ka sqaruar një herë e mirë gjërat, duke thënë se dëshira dhe qëllimi i tij është të qëndrojë te të kuqtë edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në verën e këtij viti.
Bisedimet janë zhvilluar, por deri më tani ka pasur pak progres, duke bërë që braziliani të lidhet me një largim nga klubi. Së fundmi, ai u sugjerua se do t'i bashkohej Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, megjithatë Firmino që atëherë ka nënvizuar se është i lumtur në Merseyside, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit.

"Është e pabesueshme të luash futboll të nivelit të lartë këtu me lojtarë të mëdhenj, yje të futbollit," tha Firmino për numrin e fundit të revistës zyrtare të Liverpoolit. "Unë jam i lumtur këtu dhe kam ndërmend të qëndroj këtu, që të ndihmoj Liverpoolin. Është një ëndërr për të gjithë lojtarët të fitojnë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Është histori, një arritje e madhe. Kur ndodhi, ne u ndjemë jashtëzakonisht të privilegjuar, mirënjohës ndaj Zotit që na e dha këtë sukses."

Fjalët e Firminos i bëjnë jehonë atyre të trajnerit të tij, i cili pranoi të mërkurën se dëshiron që braziliani të qëndrojë përtej marrëveshjes së tij aktuale. Jurgen Klopp do të jetë pa sulmuesin brazilian për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseat, ndërsa Firmino vazhdon të kujdeset për një dëmtim të pulpit të pësuar në stërvitje para Krishtlindjeve.

Me Firminon që doli hapur për të vazhduar në të ardhmen e tij në Liverpool, gjithçka që mbetet është që lojtari dhe klubi të bien dakord për kushtet e një marrëveshjeje të re përpara se të zgjatet qëndrimi i brazilianit.

