Fiorentina zemërohet drejtuesit e Barçës dhe Xavin, i quan joprofesionalë
Fiorentina është zemëruar me Barcelonën dhe trajnerin e saj, Xavi, pasi drejtuesit e gjigantit katalonas i kishin telefonuar vazhdimisht mesfushorit Sofyan Amrabat në ditën e fundit të afatit kalimtar, në përpjekje për ta sforcuar kalimin e tij në Camp Nou.
Barcelona bisedoi me Fiorentinën në tentim për ta marrë në huazim yllin e saj Amrabat në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
Megjithatë, klubi italian e hodhi poshtë kërkesën e katalonasve për 26-vjeçarin, i cili ishte njëri prej yjeve që shkëlqyen në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Por, Xavi dhe anëtarët e bordit të Barcelonës vazhduan përpjekjet për ta bindur Amrabatin të nënshkruajë për ta kundër vullnetit të Fiorentinës duke i telefonuar shumë shpesh, sipas Il Corriere dello Sport.

Sipas gazetares italiane, bordi i Fiorentinës u tërbua me sjelljen e Barcelonës duke e quajtur joprofesional veprimin e gjigantit katalonas.
Xavi e donte me patjetër Amrabatin në janar, si mundësi për ta mbuluar veteranin Sergio Busquets në mesfushën katalonase, i cili do të largohet nga klubi në verë.
Ambrabat ishte pajtuar t’i bashkohej Barcelonës, pasi ai mungoi në stërvitjen e skuadrën të martën.
