Finalja e Ligës së Evropës|Formacionet zyrtare: Atalanta - Bayer Leverkusen, Granit Xhaka nga minuta e parë
Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Atalanta që po kalon formë të mirë, si në kampionatin italian ashtu edhe në Ligë të Evropës, vjen në finale pasi në fazën e eliminimit direkt i mposhti Sportingun, Liverpoolin e së fundmi edhe Marseillen.
Në anën tjetër, Bayer Leverkusen është skuadra me formën më të lartë në top 5 ligat më të forta, ku është në garë për tripletë.
Ata fituan titullin e Bundesligës pa asnjë humbje, ndërsa humbje nuk kanë pësuar as në Evropë dhe në asnjë prej garave që ata marrin pjesë në këtë sezon, e për të ardhur deri këtu, eliminuan Qarabagun, West Hamin dhe Romën.
Formacionet zyrtare
Të dy skuadrat kanë një ngjashmëri, pasi luajnë sistemin me tre mbrojtësa.
Gian Piero Gasperini e preferon sistemin 3-4-2-1, me Scamaccan që do të jetë i vetëm në sulm, ylli italian që ishte fajtori për eliminimin e Liverpoolit.
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, Ederson, Ruggeri, Koopmeiners, De Ketelaere, Lookman; Scamacca.
👥 Il nostro 11 per la finale di @europaleague!
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) May 22, 2024
🫵 Here’s our line-up for the #UELFinal!#AtalantaBayer04 #UEL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/lJ12jCMtfa
Në, anën tjetër, edhe Xabi Alonso po e preferson sistemin e njëjtë të lojës që i ka sjellë jo pak suksese në aventurën e tij të parë në futbollin e nivelit të lartë.
Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stanisic; Frimpong, Granit Xhaka, Palacios, Hincapie; Grimaldo, Wirtz; Adli.
Finalja e madhe e Ligës së Evropës zhvillohet në Dublin me fillim nga ora 21:00 dhe drejtohet nga gjyqtari rumun, Istvan Kovacs.