Fillon ceremonia hapëse e EURO 2024
Në Allianz Arena, stadiumin e Bayern Munich, ka filluar ceremonia e hapjes e Kampionatit Evropian 2024, që do të fillojë nga sot e deri më 14 korrik dhe do të zhvillohet në 10 stadiume rreth e rreth Gjermanisë.
E planifikuar të fillojë 20:45 - në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e parë e këtij Evropiani, vetëm 15 minuta më vonë - tashmë ka nisur festa e hapjes, që do të përcjelljet me disa programe të parapara.
Fillimisht do të jenë fishekzjarret, që do ta ndriqojnë qiellin mbi Allianz Arena.
Pastaj e radhës do të jetë parada e flamujve të 24 shteteve që do të marrin pjesë në EURO 2024.
Në ceremoninë hapëse do të ketë një nderim për legjenden e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, i cili vdiq në janar të këtij viti.
Teksa muzikë do të përformojnë emra të muzikës gjermane si: DJ Robin Schulz, Le Shuuk, Topic dhe këngëtari dhe tekstshkruesi Leony.
Trofeu Henri Delaunay - simboli i Kampionatit Evropian, do t'ju prezantohet skuadrave dhe zyrtarëve të ndeshjes.