FIFA zbulon tre të nominuarit për lojtarin më të mirë të vitit - NACIONALE

FIFA zbulon tre të nominuarit për lojtarin më të mirë të vitit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit FIFA ka zbuluar tre të nominuarit për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Lionel Messi që fitoi Kupën e Botës është përballë Erling Haalandit dhe Kylian Mbappes edhe për këtë çmim.

Argjentinasi kuptohet shihet si favoriti, meqenëse Kupa e Botës i solli edhe Topin e Artë.

Kujtojmë, norvegjezi kaloi një edicion të mrekullueshëm duke thyer shumë rekorde në Premierligë, derisa edhe fitoi tripletën për kampionin e Anglisë.

Në anën tjetër, Mbappe ishte më meritori për suksesin e PSG-së në Francë, si dhe kombëtaren në Kupën e Botës duke qenë edhe golashënuesi më i mirë.

Përndryshe, votat e numëruar janë nga 19 dhjetori 2022 deri në 20 gusht 2023.

Lajme të ngjashme