FIFA e përjashton për tre vite ish presidentin e Federatës Spanjolle - NACIONALE

FIFA e përjashton për tre vite ish presidentin e Federatës Spanjolle

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FIFA ka konfirmuar se ish presidenti i Federatës Spanjolle Luis Rubiales është përjashtuar nga të gjitha aktivitet e futbollit për tre vite.

Rubias së fundmi dha dorëheqje nga pozita e tij pasi puthi futbollisten e Spanjës Jenni Hermoso menjëherë pas triumfit në Kupën e Botës për gra.

Hermoso u ankua se puthja ishte pa dëshirën e saj, andaj FIFA tani ka vendosur ta përjashtojë për tre vite shkaku i thyerjeve të rregullave, më saktësisht artikulli 13 i kodit disiplinor të FIFA-s.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka përjashtuar Luis Rubiales, ish presidentin e Federatës Spanjolle nga të gjitha aktivitetet e futbollit për tre vite, pasi theu rregullat në artikullin 13 të Kodit Disiplinor”.

“Kjo çështje është e lidhur me atë që ndodhi gjatë finales së Kupës së Botës për gra më 20 gusht 2023, ku Rubiales ishte suspenduar për një kohë prej 90 ditëve”.

“FIFA kërkon absolutisht respektimin dhe mbrojtjen e të gjithë njerëzve dhe të sigurohet që rregullat bazike të qëndrojnë”, shkruhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme