FFK konstaton se ndeshja Ulpiana - Vllaznia Pozheran ka qenë e kurdisur - NACIONALE

FFK konstaton se ndeshja Ulpiana - Vllaznia Pozheran ka qenë e kurdisur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja e Ligës së Parë të Kosovës në kuadër të grupit B, mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ka qenë e kurdisur.

Kjo përballja ishte në kuadër të javës së 21-të, ku Vllaznia e fitoi takimin me rezultat 4:3, por që në pamje të parë ishte e qartë se diçka nuk ishte në rregull me atë takim.

Tani Komisioni i Garave ka konstatuar se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur dhe se nuk do të regjistrohet si ndeshje, e as golat e shënuar në këtë takim, si rrjedhojë pikët do të kthehen ashtu siç kanë qenë pa u zhvilluar kjo ndeshje.

Në arsyetim të Komisionit të Garave u tha se janë bazuar në deklaratat e personave zyrtar të FFK-së, xhirime televizive dhe analiza të raporteve konfidenciale, me çka kanë ardhur deri te ky konstatim.

FFK ka inicuar procedurë disiplinore ndaj dy klubeve, e po ashtu të përfshirë në procedurë janë edhe disa individë si zyrtari i Ulpianës, Meriton Isufi me lojtarët Rigon Llugiqi, Gentrit Emini dhe Samet Rexhepi, teksa te skuadra e Vllaznisë në procedurë është vetëm Agron Pira.

Lajme të ngjashme