FFK-ja e zgjedh formacionin më të mirë për vitin 2024 - NACIONALE

FFK-ja e zgjedh formacionin më të mirë për vitin 2024

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në ceremoninë e Laureatëve të vitit 2024, FFK shpalli formacionin më të mirë.

Pasi u ndanë çmimet kryesore të natës, radha ishte për të mësuar 11-shen e vitit të Superligës së Kosovës.

Faton Maloku i Dritës u zgjodh portieri më i mirë, i ndjekur nga dy qendërmbrojtësit Ilir Krasniqi e Lumbardh Dellova. Besnik Krasniqi e Arlind Veliu ishin anësorët më të mirë.

Drilon Hazrollaj që fitoi çmimin si golashënuesi më i mirë, mori një vend në formacionin e vitit, krahas Lindon Emërllahut, Albert Dabiqajt dhe Almir Ajzerajt.

Muhamet Hyseni dhe Mevlan Zeka morën epitetin e sulmuesëve më të mirë në formacionin e vitit.

Kujtojmë se tre nga 11 futbollistët e lartëpërmendur nuk janë më pjesë e Superligës së Kosovës, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në sezonin që lamë pas.

Lajme të ngjashme