FFK cakton orarin për 1/8 e finales së Kupës të Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se ndeshjet e 1/8 të finales për Kupën e Kosovës do të zhvillohen më 3 dhe 4 shkurt 2024.
Stinori pranveror do të nisë me këto përballje, ku skuadrat do të luajnë me të gjitha forcat për të siguruar çerekfinalet.
Përmes një komunikate zyrtare, FFK konfirmoi se përballjet do të zhvillohen më 3 dhe 4 shkurt 2024.
“Stinori pranveror do të fillojë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 3 dhe 4 shkurt”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë, kujtojmë se përballjet janë këto:
E shtunë, 03.02.2024, ora 13:00:
Gjilani – Prishtina
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli-74 – Malisheva
Suhareka23 – Prishtina e Re
E diele, 04.02.2024, ora 13:00:
Trepça ’89 – Llapi
Drita – Rilindja 1974
Ballkani – Vllaznimi
Dukagjini – Dinamo.