Feyenoord e refuzon ofertën e parë të Liverpoolit për Slot - NACIONALE

Feyenoord e refuzon ofertën e parë të Liverpoolit për Slot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Feyenoord e ka refuzuar ofertën hapëse të Liverpoolit për trajnerin Arne Slot, që vlerësohet si favoriti për të zëvendësuar Jurgen Kloppin.

“Reds” ka nisur ta gjejë pasuesin e teknikut gjerman që njoftoi muaj më parë se do të largohet në fundin e sezonit.

Sipas “The Athletic”, Liverpool ka nisur negociatat me kampionin e Holandës, ndërsa edhe bënë një ofertë zyrtare prej 9 milionë eurove, megjithatë oferta u refuzua.

Klubi anglez megjithatë s’është dorëzuar dhe do të vazhdojë të negociojë me Feyenoordin, i cili është duke e pritur me entuziazëm kalimin në Angli.

Slot ka drejtuar Feyenoordin drejt titullit të dytë në 20 vite gjatë sezonit të kaluar, ndërsa momentalisht renditen në pozitën e dytë në tabelë.

Liverpool e pëlqen tejmase stilin ofansiv dhe mënyrën si Slot tenton t’i përmirësojë lojtarët e rinj prandaj e kanë vendosur me një listë me Xabi Alonson e Bayer Leverkusenit dhe Ruben Amorim të Sporting Lisbones.

Slot, i cili vitin e kaluar e refuzoi Tottenhamin nuk ka ndonjë klauzolë lirimi që skadon më 2026.

Lajme të ngjashme