Festa e çmendur nëpër rrugët e Zagrebit pas triumfit kundër Brazilit
Kroacia triumfoi në penallti ndaj favoritit kryesor, Brazilit, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorin për herë të dytë radhazi. Me të përfunduar ndeshja, festa filloi në të gjitha vendet e banuara me kroat, ku kryeqyteti, Zagrebi, ka shpërthyer në festë, ndërsa edhe në Gjermani ka atmosferë festive.
Jo vetëm në qytetet e botës po mbizotëron festa, pasi që një video e publikuar nga Manastiri, tregon murgeshat duke kënduar ‘Rroftë Kroacia’.
Pamjet e para vijnë nga një zonë urbane në Zagreb e quajtur Dubrava, ku shihen njerëzit që kanë krijuar tollovi në komunikacion dhe shpërthim të mjeteve piroteknike.
Një tjetër pamje vjen nga Gjermania, saktësisht nga qyteti i Karlsruhes, ku tifozët kanë dalë në rrugë duke kënduar dhe festuar.
Më e veçanta ndoshta nga pamjet është ajo nga Manastiri në Kroaci, ku murgeshat këndojnë këngë patriotike për popullin kroat.
Festë pati edhe në sheshin bana Jelačića, të përcjellur me një turmë të madhe njerzish si dhe me këngë.
Ndërsa krejt në fund vijnë pamje nga qyteti i Vinkovicit, në lindje të Kroacisë.