Ferizaj triumfon në udhëtim te Feronikeli 74 - NACIONALE

Ferizaj triumfon në udhëtim te Feronikeli 74

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar përballja e parë e javës së 10 të Superligës së Kosovës, aty ku Ferizaj fitoi në udhëtim te Feronikeli 74 me rezultat minimal 1:0.

Feronikeli 74 e ka nisur shumë keq këtë sezon, pasai nuk ka arritur ta fitojë asnjë përballje nga 10 të zhvilluara (përfshi edhe sot), ku ka vetëm dy pikë dhe gjendet në vendin e fundit.

Në anën tjetër, Ferizaj, erdhi në këtë ndeshje, pas dy fitoreve radhazi, të motivuar për të marrë pikët e plota të radhës.

45 minutat e parë të ndeshjes në Stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, përfunduan pa gola, ku nuk pati as raste serioze për shënim.

Vendasit e filluan më mirë pjesën e dytë dhe e kërkuan golin, por që nuk i konkretizuan disa raste radhazi, e në anën tjetër Ferizaj fitoi penallti në minutën e 77-të.

Abdeen Abdul shënoi nga pika e bardhë, për ta çuar Ferizajn në epërsi 1:0.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më gola të shënuar dhe Ferizaj iu gëzua pikëve të plota të radhës.

Ferizaj tani ka 13 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, aq sa ka edhe Suhareka, ndërsa Feronikeli në fund të tabelës shumë larg nga kundërshtarët.

Lajme të ngjashme