Ferdinand përmend tre klubet që do të donte ta shihte Jose Mourinhon - NACIONALE

Ferdinand përmend tre klubet që do të donte ta shihte Jose Mourinhon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand ka pranuar se do të donte ta shihte trajnerin Jose Mourinho për epokën e tretë te Chelsea pasi u shkarkua nga Roma.

Ferdinand gjithashtu është i mendimit se “Special One” mund ta drejtojë Newcastle Unitedin ose kombëtaren e Anglisë, por vështirë që të ndodhin.

Mourinho u largua nga Roma pas dy vite e gjysmë, pas një edicioni të keq ku fitoi vetëm tetë nga 20 ndeshje në Serie A.

Ferdinand në podkastin “Vibe with Five” ka deklaruar se do të donte ta shihte Mourinhon në Angli, qoftë në stolin e “Tre Luanëve” ose në Premierligë.

“Te Chelsea? Mourinho? S’ka shanse. Këta djemtë, amerikanët (drejtuesit e Chelseas) nuk duan të rikthehen në të kaluarën. Nuk janë të mendimeve që të marrin një ish trajner”.

“Do të doja ta shihja Josen aty, duhet të jem i sinqertë. Unë personalisht shpresoj nëse Mauricio nuk kalon mirë. Mendoj se duhet të qëndrojnë tani me Pochettinon”.

“Nëse jo te Chelsea, ku? Newcastle? Po, do të doja ta shihja edhe aty”.

“Nuk mendoj se Federata Angleze do ta punësonte Jose Mourinhon. Unë po. Por, Federata Angleze nuk shkon nga Gareth Southgate te Mourinho. Ka shumë ndryshim në karakter dhe personalitet. Nuk do të ndodhë”.

Mourinho raportohet se mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Napolit.

Lajme të ngjashme