Fenerbahce synon ta shokojë botën e futbollit, ëndërron afrimin e Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Fenerbahce synon ta shokojë botën e futbollit, ëndërron afrimin e Cristiano Ronaldos

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjiganti turk Fenerbahce po e synon transferimin e sulmuesit të Al Nassr Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave turke, trajneri Jose Mourinho tashmë e ka telefonuar portugezin duke e pyetur nëse është i lumtur në Arabinë Saudite.

Me situatën aktuale, kontrata e 39-vjeçarit me Al Nassr do të përfundojë në qershor, kurse diskutimet për një rinovim duket se kanë ngecur, andaj lojtari mund të kërkojë largimin.

Në bazë të raportit, Mourinho i ka thënë Ronaldos: “A je i lumtur aty? Ka spekulime se dëshiron të largohesh. Nëse largohesh, a dëshiron të vish te Fenerbahce?”.

Përpos përpjekjeve të Mourinhos, edhe drejtori i futbollit të Fenerbahces Mario Branco thuhet se i ka nisur negociatat me pesë herë fituesin e Topit të Artë, si dhe agjentin Jorge Mendes.

Mirëpo, gjasat për ta mbyllur një marrëveshje janë të vogla, ku thuhet se prioriteti është rinovimi me skuadrën arabe, aty ku fiton vlera të çmendura financiare.

Ndër të tjera, është përmendur edhe mundësia që Ronaldo të largohet nga Al Nassr për t’iu bashkuar rivalit Al Hilal, me trajnerin Jorge Jesus që e sheh si pasues të Neymar Jr.

Braziliani ka vuajtur me lëndime që kur kaloi në Arabinë Saudite, kësisoj kontrata e tij në vlerën e 130 milionë funteve po shkon drejt shkëputjes.

Lajme të ngjashme