Federata italiane në bashkëpunim me Qeverinë njoftojnë ndalimin e numrit 88 në fanellë
Nga ky sezon e tutje në kampionatet italiane nuk do të ketë numër 88 në fanellën e futbollistëve. Ky vendim erdhi sot nga Federata italiane në bashkëpunim me Qeverinë në luftën kundër antisemitizmit, ku u njoftua ndalimi i përdorimit të këtij numri në fanella me efekt të menjëhershëm.
Gabriele Gravina President i Federatës, Matteo Piantedosi Ministër i Sportit dhe Guiseppe Pecoraro që është koordinator kombëtar për luftën kundër antizemitizmit, e konfirmuan vendimin të martën pasdite, siç raporton gazeta italiane, La Repubblica.
Numri 88 është simbol i njohur gjerësisht që përdoret nga grupet neo-naziste, që përcjellë mesazhin ‘Heil Hitler’, pasi shkronja ‘h’ është shkronja e tetë në alfabetin e gjuhës angleze dhe italiane.
Për këtë shkak, gjatë sezonit të kaluar një tifoz i Lazios u dënua, pasi kishte veshur një fanellë me numër 88 dhe kishte një emër të shkruar ‘Hitlerson’.
Italy's Interior Minister and Serie A clubs have agreed players won't be allowed to wear the No.88, a white supremacist numerical code for 'Heil Hitler.'https://t.co/Mj6WO1trCx
— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) June 27, 2023
Tifozi i lartpërmendur ishte nga Gjermania dhe pas lajmit që u bë i madh mbarë Evropës, ndaj tij u lëshua urdhër-ndalimi dhe u dënua veprimi i turpshëm.
Futbolli italian synon të eliminojë një herë e përgjithmonë veprime të tilla dhe t'i jap fund antisemitizmit dhe diskriminimit brenda lojës së futbollit.
Në vijim të ndalimit për përdorimin e numrit 88, Ministri i Sportit tha se ekziston: “Një ndalim i përdorimit të simboleve nga tifozët që me anë të tyre mund t’i referohen nazizmit” dhe se është në përgjegjësinë e individëve t’i përmbahen gjuhës jodiskriminuese në mjedise publike.