Federata e Maqedonisë ankohet në UEFA për fyerjet e Mirlind Dakut - NACIONALE

Federata e Maqedonisë ankohet në UEFA për fyerjet e Mirlind Dakut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit e Maqedonisë Veriore është ankuar në UEFA për sjellet e yllit të Shqipërisë, Mirlind Daku, me këtë të fundit që u dëgjua duke ofenduar popullin maqedonas në fund të ndeshjes.

Nga kjo federatë thanë se kjo sjellje është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit.

Në reagimin e tyre, ata kanë kërkuar nga Mirlind Daku një kërkim falje për dëmin që ka shkaktuar.

VIDEO Bivši igrač Osijeka preko megafona vrijeđao Makedonce i Srbe?! Poveo sramotnu pjesmu | 24sata

Reagimi i plotë nga FFM

"Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Një sjellje tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli.

Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme.

Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive.

Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t'i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.

I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar.

Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët.

Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor."

Lajme të ngjashme