Federata e Futbollit të Shqipërisë jep informacione të rëndësishme për ndeshjen Kroaci - Shqipëri
Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë të saj në kuadër të grupit B në Kampionatin Evropian 2024, ku përballet me Kroacinë në Volksparkstadion në qytetin e Hamburgut, ku njëjtë si katër ditë më parë, tribunat priten të 'pushtohen' nga kuqezinjtë.
Federata shqiptare e futbollit ka dhënë informacione për tifozët që do ta ndjekin nga afër këtë ndeshje, pra nga stadiumi.
Ashtu si në sfidën e parë ndaj Italisë në Signal Iduna Park, edhe në Volksparkstadion në Hamburg, dyert do të hapen për tifozët tre orë para fillimit të ndeshjes (pra në 12:00 PM).

Informacionet e rëndësishme
Procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi, të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld.

Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.