Federata Braziliane i jep ultimatum Carlo Ancelottit - NACIONALE

Federata Braziliane i jep ultimatum Carlo Ancelottit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Carlo Ancelotti do të ketë kohë deri në maj për të vendosur nëse dëshiron ta marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Nuk është më sekret se tekniku italian shihet si favoriti për ta marrë drejtimin e Brazilit dhe pasuar Titin, edhe pse publikisht Ancelotti asnjëherë nuk e ka pranuar se dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Raportimet në Spanjë thonë se Ancelotti do të largohet sapo ky sezon të përfundojë, kësisoj italiani mund ta ketë mundësinë për të drejtuar Brazilin.

Sidoqoftë, “OK Diario” raporton se Federata Braziliane tashmë i ka njoftuar përfaqësuesit e Ancelottit se vendimi final duhet të merret në muajin maj.

Dorival Junior aktualisht është përzgjedhës i përkohshëm, por rezultatet nuk kanë qenë ashtu siç pritej, me Brazilin që ka qenë inkonsistent në kualifikueset e Kupës së Botës.

Kësisoj, Ancelotti ka kohë edhe pak muaj për t’i kthyer përgjigjen Brazilit se nëse do të bëhet trajneri i tyre i ri, apo do të vazhdojë ta presë Realin, me shpresën që këta të fundit t’ia rinovojnë sërish kontratën.

Lajme të ngjashme