Federata Botërore e Tenisit e fal Djokoviqin për deklaratën skandaloze për Kosovën - NACIONALE

Federata Botërore e Tenisit e fal Djokoviqin për deklaratën skandaloze për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Botërore e Tenisit ka vendosur ta falë Novak Djokovicin pas deklaratës skandaloze që bëri në "French Open" duke shkruar se "Kosova është zemra e Serbisë".

Djokovic ka vazhduar me deklarata skandaloze, ku si pasojë Federata e Tenisit së Kosovës kërkoi që serbi të dënohet shkak i këtyre deklaratave politike lidhur me Kosovën.

Sidoqoftë, Federata Botërore të Tenisit me një komunikate zyrtare ka treguar se nuk do ta ndëshkojnë Djokovicin, duke shkruar se në "French Open" nuk janë të ndaluara komunikatat politike.

"Rregullat për lojtarët në ngjarjet Grand Slam përcaktohen nga rregullat e turneut që zbatohen nga organizatorët dhe organet rregullatore. Nuk ka asnjë dispozitë që ndalon deklaratat politike," tha zëdhënësi i ITF në një deklaratë dërguar mediave.

Të hënën, më 29 maj, pas fitores së raundit të parë të Roland Garros, Djokoviç shkroi në kamerën “Kosova është zemra e Serbisë”, në një kohë të tensioneve në veri të Kosovës.

Djokoviq, i cili pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 doli me një mesazh kundërshtues duke e quajtur Kosovën Serbi, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe 15 vite pas.

Unë nuk jam politikan dhe nuk e kam për qëllim të përfshihem në debate politike. Kjo çështje është shumë e ndjeshme dhe si serb më lëndon shumë gjithçka që po ndodh në Kosovë”, kishte deklaruar së fundmi Djokoviq.

Djokoviq, babai i të cilit u lind në Zveçan, njihet si mohues i krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovë dhe ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës.

Nuk e di çfarë do të ndodhë, dëgjova që ka pasur shumë kundërshtime (për mesazhin tim) në rrjetet sociale dhe nëse unë do të ndëshkohem, por unë nuk zmbrapsem, do ta bëja përsëri”, këmbënguli 36-vjeçari.

Ai shtoi: “E pakta çka mund të bëj është të ofroj përkrahje si figurë publike, veçanërisht si i biri i një njeriu që u lind në Kosovë.”

Qëndrimi im është i qartë: unë jam kundër luftërave, dhunës dhe çdo konflikti, siç e kam thënë gjithmonë publikisht. Kosova është rast precedent në ligjin ndërkombëtar.. më vjen shumë keq për gjendjen në të cilën jemi – Kosova është vatra jonë, manastiret tona më të rëndësishme janë atje”, pretendoi Djokoviq.

Lajme të ngjashme