FC Prishtina e gatshme për Kupën e Kosovës, thotë Curri
Trajneri i FC Prishtinës Debatik Curri ka thënë se skuadra është plotësisht e gatshme që ta fitojë trofeun e parë për këtë edicion.
Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Curri deklaroi se lojtarët janë të përgatitur pas një pune të madhe dhe më të motivuar se kurrë për ta fituar trofeun e parë për këtë edicion.
“Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën, një finale e cila e përmbyll një vit shumë të mundimshëm dhe me shumë sakrifica. Trofetë kanë qenë prej fillimit objektivi jonë dhe normalisht se nesër do të synojmë që të kurorëzohemi me këtë trofe”.
“Përparësi e Prishtinës në këtë ndeshje është stadiumi “Fadil Vokrri” pasi luajmë para qytetarëve të Prishtinës, para “Plisave” që mendoj se do të jenë shtytje e madhe për neve, për këtë trofe. Skuadra është përgatitur mjaft mirë. Të gjithë lojtarët kanë punuar maksimalisht dhe të gjithë janë të gatshëm që ta përmbyllim këtë vit me një trofe që është i rëndësishëm edhe për sfidat që i kemi pasur gjatë gjithë edicionit”.
“Ftoj të gjithë qytetarët dhe tifozët “Plisat” që të vijnë masovikisht në stadium për ta përkrahur ekipin në mënyrë që trofeun ta mbajmë në Prishtinë. Ne, si ekip, ju premtojmë maksimumin që nesër t’ju bëjmë të lumtur”, deklaroi ai.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet të hënën me fillim nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.