FC Llapi përforcohet me transferimin e portierit Agron Kolaj - NACIONALE

FC Llapi përforcohet me transferimin e portierit Agron Kolaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Llapi ka kompletuar transferimin e portierit, Agron Kolaj, nga skuadra e Besës së Pejeës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka nënshkruar me portierin për tre vitet e ardhshme, si dhe kanë finalizuar me sukses të gjitha procedurat e regjistrimit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Llapi gjithashtu njoftoi se tani Kolaj i është bashkuar skuadrës dhe është gati të punojë nën urdhrat e Batatinës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐥𝐚𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢𝐭 🧤🤝

“Gardiani” i gjatë 193 cm në dy edicionet e fundit ishte pjesë e ekipit të Besës nga Peja

KF Llapi dhe portieri 21 vjeçar, Agron Kolaj kanë finalizuar me sukses të gjitha procedurat e regjistrimit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për tre vitet e ardhshme.

Kolaj vjen si përforcim për portën tonë pas një eksperience dy vjeçare tek ekipi pejan, Besa, tek të cilët ishte pjesë e pa diskutueshme e përbërjes startuese.

Ekipi ynë dhe portieri përspektiv kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e kontratës tre vjeçare.

Kolaj është bashkuar me ekipin dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e shtabit teknik.

Transferimin e Kolajt e ka kërkuar tash e disa kohë trajneri Batatina, i cili i dëshiroj mirëseardhje numrit 12 të ri të skuadrës sonë.

Llapi e ka nisur mirë edicionin 2022/23

Llapi e ka nisur mirë këtë edicion të Superligës së Kosovës, ku ka zhvilluar dy ndeshje dhe vazhdon të jetë e pamposhtur.

Fillimisht, ata triumfuan kundër Drenicës me rezultat minimal 0:1, derisa pastaj morën një barazim ndaj Trepçës ’89 në shtëpi me rezultat 2:2.

Kështu, momentalisht qëndrojnë në pozitën e tretë në tabelë me katër pikë të mbledhura, derisa në xhiron e radhës do të përballen kundër Dukagjinit në Klinë.

Lajme të ngjashme