FC Ferizaj përforcohet me nigerianin Abdeen Temitope Abdul
Ferizaj ka prezantuar transferimin e sulmuesit Abdeen Temitope Abdul.
Nigeriani së fundmi ishte pjesë e Skëndërbeut, ku realizoi 12 gola në 24 paraqitje.
Përmes një komunikate zyrtare, Ferizaj njoftoi se Abdul e ka shtuar cilësinë në aspektin ofansiv.
“𝐌𝐢𝐫ë 𝐬𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧, 𝐀𝐛𝐝𝐞𝐞𝐧 𝐓𝐞𝐦𝐢𝐭𝐨𝐩𝐞 𝐀𝐛𝐝𝐮𝐥
FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul.
Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola.
Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofansive”, shkroi klubi në komunikatë.
Ndërkohë, Ferizaj ka arkëtuar katër pikë në Superligën e Kosovës deri më tani.