FC Drita ankohet në FFK për gjyqtarët Mervan Bejtullahu e Gramos Shala
Pavarësisht fitores dhe kualifikimit në Kupën e Kosovës, KF Drita ka dërguar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) lidhur me dy gjyqtarët Mervan Bejtullahu e Gramos Shala.
Gjilanasit kanë kërkuar që dyshja të mos referojnë më ndeshjet e klubit, shkaku që sipas tyre “po e dëmtojnë Dritën”.
“Në momentin që shorti i delegimit ka përcaktu përsëri Mervan Bejtullahun për të gjykuar ëktë ndeshje, ne si klub kemi ngrit shqetësimin se gjyqtari në fjalë është tendencioz ndaj ekipit tonë dhe shto këtu faktin që ndeshja nuk ishte në transmetim direkt dhe nuk ka as sistem të VAR-it, si rrjedhojë e kemi parapa që Bejtullahu është subjektiv në raport me ne”.
“Duke e ditur që një gjyqtar si Mervan Bejtullahu ka dëmtuar njëherë klubin tonë, kemi qenë të përgatitur që do të na dëmtojë sërish pa iu trembur syri fare, sepse ai i ka parasysh sjelljet korrekte që kryesia jonë gjithmonë i ka pasur ndaj gjyqtarëve dhe ka qenë shembull nga të gjithë klubet tjera. Ne si klub kemi bërë gjitha përgatitjet, ku kemi transmetuar ndeshjen direkt në Facebook dhe kemi regjistruar ndeshjen me tri kamera profesionale në mënyrë që t’i kemi të gjitha veprimet e gjyqtarit Bejtullahu”.
“Klubi jonë kërkon nga FFK që menjëherë të merret vendim që gjyqtarët Mervan Bejtullahu dhe Gramos Shala të mos jenë më asnjëherë në ndonjë ndeshje të klubit tonë”, thuhet ndër të tjera në ankesën e tyre.
Ndërkohë, Drita u kualifikua pasi fitoi në penallti me rezultat 5:4 ndaj Dukagjinit.