FC Ballkani njofton se biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas do të jenë falas - NACIONALE

FC Ballkani njofton se biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas do të jenë falas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës në tri sezonet e fundit, FC Ballkani, ka lëshuar një njoftim, ku thotë se biletat për ndeshjen e tyre të parë vendas në Evropë për këtë sezon do të jenë falas, në përballjen kthyese ndaj Santa Colomas.

Ballkani shënoi fitore të madhe me përmbysje ndaj skuadrës nga Andorra me rezultat 2:1, dhe janë shumë afër kalimit në fazën e dytë të kualifikimeve në Ligë të Kampionëve.

Përballja e parë u zhvillua në Andorrë, teksa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Podujevë, saktësisht në stadiumin Zahir Pajaziti.

Xhebrailat janë skuadra më e suksesshme kosovare në Evropë, pasi në dy tentimet e tyre, kanë arritur të kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa tani synojnë Ligën e Evropës, pse jo edhe Ligën e Kampionëve, ndonëse kjo e fundit shumë vështirë e arritshme.

Përballja mes Ballkanit dhe Santa Colomas, pra ndeshja kthyese, zhvillohet këtë të martë (16 korrik) me fillim nga ora 16:30 dhe biletat do të jenë falas, sipas njoftimit të klubit.

Lajme të ngjashme