Fazliji: Kemi gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian - NACIONALE

Fazliji: Kemi gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Betim Fazliji ka deklaruar se kanë gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Kosova ka tre pikë pas tre ndeshjeve të para, duke qenë prapa Izraelit, Rumanisë dhe Zvicrës në fazën tabelore.

Para ndeshjes me Bjellorusinë, Fazliji në konferencë për media deklaroi se është sfidë shumë e rëndësishme dhe Kosova do të luajë vetëm për fitore.

“Të gjithë lojtarët e dimë se çfarë ka rëndësia ndeshja për nesër dhe kemi me dhënë maksimumin. E dimë se i duam të i marrim tre pikët me vete”.

“E mira është që nuk luajmë në vendin e tyre, pra nuk ka shumë shikues prej tyre. Loja e fundi ishte e vështirë shkaku i fushës për të dy ekipet normalisht. Qysh e pamë të gjithë nuk kemi mundur të luajmë futboll më së miri, qysh e kemi potencialin dhe besoj që ka me qenë krejt ndryshe. Kemi mundësinë me e tregu edhe kualitetin. Është shumë e vlefshme dhe duam t’i marrim tre pikët në Kosovë”.

Tutje, lojtari i St.Paul shtoi se Kosova ka ende shanse të mëdha për t’u kualifikuar dhe që do të shkojnë ndeshje pas ndeshje.

“Nuk besoj që asnjë lojtar që është para golit që nuk dëshiron të shoh. Për secilin lojtar është gjëja më e mirë për të shënuar sidomos për kombin e vet, kështu që ishalla nesër i japim golat dhe do të kemi raste dhe do të shënojmë”.

“Gjasat janë pak më të vogla, por e dimë të gjithë që ende kemi gjasa bile gjasa të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të shkojmë për lojë. Secila loja i ka tre pikë dhe nesër duam t’i marrim këto tre pikë kundër Bjellorusisë dhe që të hymë në traken e fitores”.

Lajme të ngjashme