“Faleminderit Albert, Kosova nuk të harron”, nderohet Bunjaku para mijëra tifozëve
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka nderuar ish futbollistin Albert Bunjaku që është pensionuar nga futbolli.
Bunjaku që përfaqësoi Zvicrën, e pastaj edhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar është i pranishëm në “Fadil Vokrri” për ta parë nga afër derbin e të shtunës.
Sidoqoftë, FFK ka shfrytëzuar rastin për ta nderuar duke i dhuruar një fanellë me numrin 10, si dhe një fotografi ku shkruhej “Faleminderit Albert, Kosova nuk të harron”, në prani të mijërave tifozëve.
Menjëherë pas kësaj, ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri vrapoi për ta përqafuar Bunjakun, me të cilin kanë lidhje fantastike.
Albert Bunjaku who represented both Kosova and Switzerland on international, has officially retired from football. @XS_11official was the first player to hug him.#KOSSUI | 🇽🇰 🇨🇭 pic.twitter.com/1iZssELbU5
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) September 9, 2023
Ndërkohë, ndeshja do të nis më fillim nga ora 20:45.