Fabregas e dëshiron ish-yllin e Manchester Unitedit te Como në Serie A
Skuadra e promovuar në Serie A, Como, po vazhdon bisedimet me Raphael Varanen, por tani ata kanë dërguar te një tjetër lojtar që deri pak ditë më parë i takonte Manchester Unitedit, bëhet fjalë për Anthony Martial.
Como janë të sigurt për nënshkrimin e Varane si një lojtar i lirë dhe i kanë bërë një ofertë zyrtare një tjetër ish-lojtari të Manchester United, sulmuesit francez Martial, raporton La Gazzetta dello Sport.
28-vjeçari është në dispozicion si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës në Old Trafford dhe sipas Gazzettas, ai ka marrë një ofertë nga klubi i Fabregas.
Besiktas i ka bërë gjithashtu një propozim zyrtar ish-yllit të Monacos dhe Manchester United, por skuadra turke sapo ka nënshkruar Ciro Immobile nga Lazio, kështu që Como shpreson të mbyllë marrëveshjen.
Po kështu, Varane po vlerëson ofertat e marra nga klube të tjera, veçanërisht disa në MLS, por sipas Gazzetta, Como janë rrugës së mirë për të siguruar nënshkrimin e tij.
Ndërkohë, skuadra ka arritur marrëveshje me Pepe Reina dhe Alberto Moreno të cilët pritet të kalojnë në Stadio Senigaglia pas përfundimit të kontratave me Villarrealin.