Fabinho gjithnjë e më pranë largimit, nuk udhëton me Liverpoolin për në Gjermani
Mesfushori Fabinho nuk do të udhëtojë me Liverpoolin për në Gjermani, ku do ta zhvillojnë fazën parapërgatitore.
“Reds” kanë publikuar emrat e lojtarëve që do të udhëtojnë me klubin, mirëpo emri i brazilianit mungon.
Fabinho thuhet se ka pranuar ofertën e klubit arab Al-Ittihad dhe është i gatshëm për aventurën e re në Arabinë Saudite.
Peng ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy klubeve me arabët që do të bëjnë një ofertë prej 40 milionë eurove, që do të jenë të mjaftueshme për ta bindur gjigantin anglez.
Ndërkohë, kapiteni Jordan Henderson ani pse e ka pranuar ofertën e Al-Ettifaqit do të udhëtojë me “Reds” për këtë fazë parapërgatitore.
Kujtojmë, edhe kjo marrëveshje ende s’është zyrtarizuar shkaku që dy klubet nuk kanë nisur negociatat për anglezin me Liverpoolin që kërkon 10 milionë funte.
Lista e plotë e Liverpoolit që do të udhëtojë për në Gjermani: Alisson, Gomez, Van Dijk, Konate, Thiago, Diaz, Szoboszlai, Nunez, Mac Allister, Salah, Adrian, Henderson, Gakpo, Jota, Tsimikas, Robertson, Matip, Bajcetic, Phillips, Kelleher, Alexander-Arnold, Pitaluga, Bradley, Clark, Doak, Frauendorf, Jaros, Koumas, McConnell, Mrozek, Quansah, Scanlon.
A 32-man travelling party has been confirmed for our training camp in Germany. ⤵
— Liverpool FC (@LFC) July 15, 2023
Ish kampioni i Evropës do të qëndrojë 10 ditë, ku do të zhvillojë dy miqësore. Ndaj Karlsruher të mërkurën dhe Greuther Furth të hënën e ardhshme