Evertoni në ‘frymën e fundit’ barazon me Chelsean - NACIONALE

Evertoni në ‘frymën e fundit’ barazon me Chelsean

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Chelsea nuk ka arritur ta mbajë ritmin e fitoreve, pasi në minutat e fundit të takimit ka lëshuar fitoren nga duart, për një barazim 2:2 ndaj Evertonit në Stamford Bridge.

Pas dy fitoreve radhazi në Premierligë, londinezët po mendohej se po shkonin drejt fitores së tretë, gjë që nuk është bërë shumë moti nga kjo skuadër, por Evertoni u përkujdes për të mos e lejuar këtë.

Pjesa e parë e takimit nuk pati fare gola, edhe pse Chelsea ishte skuadra që kishte pak më shumë nga kjo pjesë, ndërsa kur filloi pjesa e dytë, dy skuadrat treguan krejtësisht fytyrë tjetër, ku u shënuan katër golat e takimit.

Fillimisht golin e epërsisë e shënoi Chelsea me anë të Joao Felix në minutën 52-të.

Doucoure barazoi rezultatin në minutën e 69-të të takimit.

Kur ndeshja ishte nivelizuar, në skenë doli Reece James që me një depërtim në zonë e detyroi mbrojtësin e skuadrës mysafire të shkaktonte ndërhyrje të palejueshme, ku u akordua penallti dhe në minutën e 76-të Kai Havertz e konkretizoi në gol për rezultatin 2:1.

Por Evertoni sërish pati kundërpërgjigje, pasi në minutën e fundit të takimit shënoi zëvendësuesi, Ellis Simms, për të barazuar rezultatin 2:2.

Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e 10-të dhe tashmë duket se kanë hequr dorë për ndjekjen e top katërshes, ndërsa Everton ngjitet në pozitën e 15-të, ndonëse përkohësisht.

Lajme të ngjashme