Evertoni dënohet edhe me dy pikë shkaku i rregullave financiare - NACIONALE

Evertoni dënohet edhe me dy pikë shkaku i rregullave financiare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadrës angleze Everton i janë hequr edhe dy pikë shkaku që ka thyer rregullat financiare në Premierligë.

Dënimi është vendosur nga një komision i pavarur, të cilit Premierliga i referoi Evertonit në janar, që në fakt është i dyti për skuadrën nga Liverpooli.

Kësisoj, me këtë dënim – Evertoni bie në pozitën e 16-të në Premierligë, dy pikë para zonës së rënies.

Everton ende nuk ka konfirmuar nëse do ta apelojnë dënimin e dytë, por duhet të japin qëndrimin zyrtar brenda shtatë ditëve.

Më 31 mars, Everton raportoi një humbje prej 89.1 milionë funte (112.5 milion dollarë) për sezonin 2022-2023 - pothuajse dy herë më shumë se një vit më parë. Kjo mbulon periudhën e shqyrtuar nga komisioni i pavarur që çoi në akuzën e dytë.

Llogaritë treguan se borxhi i klubit është rritur në 330.6 milionë funte, pas një sezoni të gjashtë radhazi të raportimit të një humbjeje, por Everton thotë se ky borxh në rritje është kryesisht për shkak të "investimit të rëndësishëm" në stadiumin e tyre të ri në Merseyside's “Bramley-Moore Dock”, i planifikuar për t’u hapur që nga viti 2025.

Lajme të ngjashme