EURO 2024 | Spanja po e shkatërron Kroacinë, Carvajal shënon për 3:0
Kombëtarja e Spanjës ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme ndaj Kroacisë, duke shënuar edhe golin e tretë krejt në fund.
Dy golat e parë u shënuan në një interval prej tre minutave, ku fillimisht shënoi Morata me asistimin fantastik të Ruiz, ndërsa ky i fundit shënoi gol fantastik për 2:0 vetëm pak më vonë.
Për të vulosur një pjesë të parë fantastike, u kujdes ylli i Real Madridit, Dani Carvajal, që shënoi lehtësisht për 3:0 në minutat shtesë të 45 minutave, pas asistimit të mrekullueshëm nga Lamine Yamal.